Gjysma e Tiranës në PROTESTË, gjysma tjetër në FESTË, çudia që pritet të ndodhë në Kryeqytet

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk e kishte kot Edi Rama kur këndonte… “gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë”. E pra në Tiranë, sot, në të njëjtën orë, do të kemi dy evente të rëndësishme, njëra protesta e paralajmëruar para një jave e opozitës, përpara kryeministrisë me zhvendosje përpara Parlamentit; dhe e dyta, jo më e vogël për nga rëndësia Edicioni i 15-të i garës së njohur Rally Albania, starton sot në të njëjtën orë në sheshin “Skënderbej”.

Nga njëra anë do të buçasin zërat e opozitës, nga ana tjetër festë dhe zhurmë motorrash dhe makinash që do të nisin për një javë aventurën off-road, në Tiranë, Valbonë, Voskopojë e sërish në kryeqytet.

Edhe orët e para të mëngjesit ishin të ngarkuara në Tiranë. Përpara kryeministrisë ngrihet podium I folësve. Ndërsa në sheshin Skënderbej ngrihet podiumi dhe bivouac I makinave dhe motorrëve që nisin aventurën e përvitshme.

“Rally Albania është garë e përvitshme. Jemi në edicionin e 15-të dhe nuk do të mungojnë surprizat. Datat 8 – 15 qershor për garën janë vendosur që në përfundim të garës së vitit të kaluar në 2018. Që do të thotë se të gjithë garuesit e huaj dhe shqiptarë që janë rregjistruar në garë, kanë bërë shumë rrugë për të ardhur këtu. Kanë ardhur nga Gjermania, Polonia, Australia, Anglia, Hollanda, Gjermania, Greqia, Italia, Sllovakia e shumë shtete të tjera. Kanë bërë regjistrimin, kanë marrë me vete stafet e tyre ndihmëse dhe kamionët që I shoqerojnë me veglat e mjetet e tyre. Kanë udhëtuar edhe gjatë me tragete për të mbërritur në Shqipëri. Asgjë nuk mund të kondicionojë këtë garë, të planifikuar një vit më parë. Një event I tillë sportive, nuk vendoset dot nga axhenda e opozitës. Protesta e tyre e radhës dhe data e protestës, u vendos vetëm pak kohë më parë” shprehen organizatorët e garës, jo pak të shqetësuar edhe për mënyrën sesi do të bllokohen a zhbllokohen rrugët për të kryer etapën e parë të garës, prologun, ku garuesit do të jenë rreth e qark Tiranës.

Dhe padyshim do të kemi lajme. Sepse edhe të huajt që marrin pjesë në garë, nuk do të ngurrojnë të shkrepin fotot e tyre e ti hedhin në rrjetet sociale.

Për të parë spektaklin e sotëm që ofron Tirana, atë të festës, dhe protestës.

 

Zjarr Tv Ad