Grabitja në Rinas, Balluku: U cenua siguria! Koha ka mbaruar

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli me deklaratë lidhur me grabitjen e kësaj të marte në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën rreth 10 milionë euro dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë një nga të dyshuarit, Admir Murataj.

Balluku e cilësoi si një rast të përsëritur duke thënë se është cenuar siguria kombëtare.

Sipas saj masat e sigurisë së marra nga koncensinari nuk kanë qenë të mjaftueshme.

Ajo shigjetoi koncesionarin e aeroportit “Nënë Tereza”, duke thënë se kontrata ka penalizuar shtetin shqiptar dhe ka mangësi të theksuara.

“Kemi qenë të kujdesshëm për të mos marrë masa ekstreme, por koha ka mbaruar”, deklaroi ministrja.

Ndër të tjera shtoi se koncensionari ka shkelur kontratën dhe të gjitha kritikat e bëra nga qeveria, kanë rënë në vesh të shurdhër.

Ministrja paralajmëroi masa të forta, duke thënë se limitet janë kapërcyer dhe se kompania ka dëmtuar imazhin e vendit.

Për ministren, e vetmja gjë që di të bëjë koncensionari kinez është hapja e parkingjeve.

Balluku deklaroi se ngjarja nuk pritej, duke pasur parasysh se rasti vjen i përsëritur.

Ministrja deklaroi se masat e kërkuara pas grabitjes së vitit 2016 kanë rënë në vesh të shurdhët dhe se koncensionari kinez nuk ka përmbushur kushtet e sigurisë, “Kemi besuar te dialogu por limetet janë kapërcyer. Koha mbaroi”

 

Zjarr Tv Ad