Greva e urisë në Ballsh, naftëtarët: Kryeministri nuk na shikon

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grevistët e Ballshit janë futur në ditën e katërt të grevës së urisë.

Ata sot janë shprehur se kërkojnë zgjidhjen e situatës dhe se nuk janë vizituar nga askush tjetër veçse nga mjekët.

Dita e katërt e grevës, ne do vazhdojmë nuk kërkojmë asgjë të tepërt deri në zgjidhjen e situatës. Nuk ka ardhur askush përveç grupit të mjekëve. “

“Kryeministri nuk na shikon, pse nuk pyet çfarë po ndodh me ne, të na ndihmojë për pagat, kërkojmë pune, i lutemi shtetit të ktheje sytë nga Ballshi të punësohen dhe njerëzit të paguajnë dritat, ujin.”

Ndërkohë, dje ata veç bukës vendosën të ndërpresin ujin dhe të refuzojnë ndihmën mjekësore.

Mjekët që u qëndrojnë pranë u kanë kërkuar të ndërpresin grevën, por ata kanë refuzuar.

Dje, gjendja e rënduar shëndetësore detyroi një prej naftëtarëve të ndërpresë grevën, ndërsa u zëvendësua nga një tjetër koleg.

Dhjetë burrat thonë se janë gati të vdesin aty për bukën e fëmijëve.

Prej 5 muajsh në protesta dhe një jave në Grevë, punonjësit e Uzinës së Ballshit kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e çështjes së pagave dhe rinisjes së punës, por siç thonë askush nuk është angazhuar.

Rafineria e naftës u mbyll pasi kompania që e administron thotë se Bankers Petrolium nuk e furnizon me naftë bruto

Zjarr Tv Ad