Grupet e ekstremit të djathtë në Europës thirrje për bojkot të çokollatës Toblerone

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk është pritur mirë nga ekstremistët e djathtë certifikimi si hallall i çokollatës së famshme zvicerane Toblerone. Zëdhënësi i partisë nacionaliste gjermane, AfD, e quajti këtë, “islamizim” të Europës. Mesazhi i tij në Twitter u pasua nga thirrje për ta bojkotuar produktin.

Grupet e ekstremit të djathtë në Europës bënë thirrje për të bojkotuar çokollatat Toblerone, pasi zbuluan se ëmbëlsira e njohur trekëndore është e certifikuar si ushqim hallall.

Hallall është një fjalë arabe që tregon se një ushqim apo shërbim është i lejueshëm nga ligji islam.

Toblerone nuk ka ndryshuar recetën, por disa komentues në internet janë revoltuar se fabrika e çokollatës në Bernë të Zvicër ka marrë certifikatën hallall në prill të këtij viti.

Zëdhënësi i partisë nacionaliste gjermane, AfD, e quajti këtë, “islamizim” të Europës .

Mesazhi i tij në Twitter u pasua nga thirrje për ta bojkotuar produktin.

Të tjetër konsumatorë e pritën me të qeshura këtë zhvillim, duke qenë se tani shumica e prodhimeve ushqimore janë të certifikuara hallall.

 

Zjarr Tv Ad