Guardiola shokon tifozët e Man.City: Nuk jam këtu për Champions

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Humbja 1-0 në çerekfinalen e vajtjes kundër Tottenham zbehu rolin si favorit të Manchester City në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Gjithsesi, rezultati le gjithçka të hapur në aktin e dytë të derbit anglez dhe të besuarit e Pep Guardiolës kanë në dorë kualfikimin. Nuk do të jetë e lehtë, ashtu siç nuk do të ishte një dramë edhe eliminimi. E habitshme, por në fakt është vetë trajneri spanjoll që e thotë këtë. “Nuk erdha këtu për të fituar Champions. E them me ndershmëri. Jam këtu që skuadra të luajë, ashtu siç ka bërë në 20 muajt e fundit”, është shprehur Guardiola në prag të sfidës kundër Tottenham.

Më pas, tekniku është munduar të zbusë deklaratën e tij, duke nënvizuar faktin se “Qytetarët” do të zbresin në fushë për të siguruar kualifikimin. “E vetmja gjë që dua është të siguroj gjysmëfinalet. Këtë duan edhe lojtarët. Nuk e di se cfarë na duhet për ta arritur. Ndonjëherë fitohet me një goditje në portë, në raste të tjera nuk ia del edhe kur godet 33 herë”, është shprehur Guardiola, që për ndeshjen kundër Tottenham do të ketë shërbimet e Fernandinho të kthyer nga dëmtimi, ndërsa edhe Aguero është i gatshëm për të zbritur në fushë.

Me një mungesë të madhe vjen në përballjen kundër Manchester City, skuadra londinezë. Harry Kane i dëmtuar zbeh ndjeshëm forcën e të besuarve të Mauricio Pochettino, që gjithsesi beson te suksesi. “Fitorja në ndëshjen e parë ishte një sukses i rëndësishëm, por gjithçka mbetet e hapur. Duhet të besojmë deri në minutën e fundit. Mungesa e Kane është e rëndësishme, por na duhet një ndeshje skuadre”, ka thënë Pochetino.

Zjarr Tv Ad