Habit gruaja nga Turqia/ Nxjerr poster në ballkon: As nuk ju vijmë mysafir as mos hajdeni…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua nga Turqia, ka habitur me mënyrën e saj shumë interesante, ku ka njoftuar gjithë të afërmit e saj, se gjatë kësaj periudhe të vështirë që ndodhemi, nuk prejt asnjë mysafir në shtëpi, gjithashtu edhe ajo nuk do të shkojë tek askush.

Shumë  interesante, ishte ideja e saj që kishte varur një poster të madh në ballkonin e shtëpisë, ku  në të shkruhej: “Në shtëpi jemi! Deri sa të mbarojë pandemia, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë. Maskë, distancë, higjienë”.

Kjo grua, është nisur nga fakti se edhe pse ndodhemi në një periudhë të vështirë, përsëri njerëzit nuk mbajnë distancë, duke mos i respektuar kështu masat e marra, e që shkojnë tek shtëpitë e njëri-tjetrit, ku aspak nuk mbahet distanca.

 

Zjarr Tv Ad