Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ngre flamurin kombëtar në parlamentin serb…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një akt i guximshëm, është marrë nga Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi, gjatë seancës, në vendin ku ai qëndron ka një flamur shqiptar.

Pas këtij veprimi nga deputeti shqiptar Kamberi, menjëherë ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, duke i kërkuar që ta hiqte flamurin kuqezi.

Kamberi nuk është lejuar që të mbante më tej fjalën e tij

Gjithashtu edhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se fakti që Kamberi, ka diskutuar mbi flamurin e Shqipërisë, në vend të problemeve të brendshme, flet vetë.

“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”,-është shprehur Bërnabiç.

Vlen për t’u theksuar  se; për Kamberin nuk ka çështje më të rëndësishme se identiteti.

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti? Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim.  Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë flamur kombëtar sesa flamur shtetëror”,- është shprehur Kamberi.

Zjarr Tv Ad