Humbja e frikshme e demokratëve në zgjedhjet e 14 majit, gazetari i njohur i bën thirrjen e papritur Lulzim Bashës

0
293
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Reldar Deda ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania, ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve loake.

Përgjegjës për humbjen e opozitës Deda bëri ish-kryeministrin Berisha dhe bëri thirrje për një ristrukturim të Partisë Demokratike. Madje ai shkoi deri aty sa i bëri thirrje Lulzim Bashës, të nisë një riorganizm të PD-së, dhe të marrë pjesë i kandidat në procesin për zgjidhjen e kryetarit të ri.

“Ka ardhur koha që zoti Basha nuk mund të marrë kostot e Sali Berishës mbi kurriz. Të kërkoj falje për mbajtjen e atyre kostove. Të çlirohet nga barra e përgjegjësisë. Si ish-kryetar të bëjë thirrje për mbledhjen e demokratëve së bashku me Kryesinë, për të hapur një proces për zgjidhen e kryetarit dhe strukturave të Partisë Demokrtike. Lulzim Basha ka marrë koston e humbjes, por nuk e pengon askush si një ish-kryetar i PD-së të bëjë thirrje për riorganizim, për ristrukturim. Nuk e pengon askush të futet në garë për t’u zgjedhur. Gara do ta prodhojë liderin. Problemi qëndron nëse kryetarët, ish-kryetarët dhe kryetari aktual dhe kryesia nuk mblidhen për të ristruktuar Partinë Demokratike”, tha Deda.

Zjarr Tv Ad