Hysaj në “ajër”, gjermanët e rusët duan shërbimet e shqiptarit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdon “telenovela” Hysaj dhe serialet e saj.

Kështu zgjerohet gjeografia e klubeve që kërkojnë shqiptarin. Shqiptari do të largohet nga Napoli, por destinacioni është ai që mban peng të ardhmen e tij. Skuadrat që duan kapitenin e kombëtares janë të shumta dhe kësaj liste i shtohet edhe një tjetër emër. Ai ka të bëj me gjermanët e Schalke 04 dhe natyrisht ky nuk është i vetëm. Skautët e Zenit kërkojnë informacione për Hysajn dhe ndjekin me vëmendje zhvillimet rreth mbrojtësit të Napolit.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid është gati ta prezantojë në “Ëanda Metropolitano” 25 vjeçarin, por italianëve nuk i ka pëlqyer kjo ide. Spanjollët nuk janë në një moment të mirë financiar, pasi kanë ofruar plot 112 milionë euro për talentin e Benfika, Joao Felix. Në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja sa i përket të ardhmes së Hysaj, me shqiptarin që pëlqehet edhe nga Juventus e Roma, skuadra që janë të gatshme të paguajnë “qimet e kokës” për shqiptarin.

Zjarr Tv Ad