I quajti shqiptarët “pushtues”/ Sekretarja e Brendshme britanike: Problemi nuk zgjidhet brenda natës! Kontrabanduesit, të sofistikuar

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Francës dhe Britanikë për të përballuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm, Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman u shpreh se ky nuk është një problem që mund të zgjidhet brenda natës, raporton Daily Mail.

Braverman, e cila pak kohë më parë i konsideroi shqiptarët si “pushtues” paralajmëroi sot se nuk do të kishte zgjidhje të shpejtë për të zgjidhur krizën e emigrantëve në Kanal.

“Bandat e kontrabandës së njerëzve janë grupe gjithnjë e më të sofistikuara të krimit të organizuar. Mbretëria e Bashkuar është një destinacion tërheqës i pamohueshëm. Por ne duhet të bëjmë dallimin midis imigracionit të ligjshëm dhe hyrjes së paligjshme. Çdo vend sovran ka të drejtë të mbrojë kufijtë e tij dhe të zgjedhë se kush hyn.

Në kundërshtim me argumentet e disa qarqeve, Britania e Madhe nuk ka burime të pashtershme, as aftësi për të ofruar një ftesë të hapur për emigrantët e paligjshëm”, tha ajo.

Braverman pranoi se marrëveshja me Francën nuk do ta ‘rregullojë problemin’, por këmbënguli se është një ‘hap i madh përpara’.

Zjarr Tv Ad