Ilir Demalia sulmon gazetarin e njohur dhe i nxjerr pseudonimin e ish- Sigurimit të Shtetit

0
311
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Demalia me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka ‘sulmuar’ ashpër gazetarin Armand Shkullaku ku i ka nxjerrë edhe pseudonimin e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas Demalias, pseudonimi i Shkullaut ka qenë ‘Bozhurja’.

“Ju nuk keni asnjë lidhje me misionin e gazetarisë. Ju jeni thjesht sekser mes krimit politik the atij financiar me pronarët tuaj mediatik”, shkruan Demalia.

Postimi i plotë

Nuk keni asnjë lidhje me misionin e gazetarisë

Armand Shkullaku ( Bozhurja) shkruan sot në Panorama: “Berisha Pas 25 viteve në pushtet, udhëtimi i Edi Ramës nisi dhe po vazhdon përsëri duke u marrë me Sali Berishën. Ai beson se do të mbetet një “risi” në politikë pa bërë asgjë, thjesht duke u krahasuar me kundërshtarin e tij. E për sa kohë beson se kjo i mjafton, truri do t’i prodhojë vetëm tallava, ashtu siç edhe po qeveris gjatë gjithë këtyre viteve. Ai nuk u bë dot kurrë artisti intelektual që do të reformonte politikën shqiptare, por modeli i intelektualit artist që paraziton sapo i ngjitet trupit të majmë të pushtetit.”

Zjarr Tv Ad