Interi sytë përsëri nga ylli i Manchester United

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmuesi i Manchester United,Alexis Sanchez ka arritur akordin personal me skuadrën e Interit për transferimin e tij në Itali. Kiliani do që ta fshijë nga memoria eksperiencën e tij tek djajtë e kuq, ndërkohë që skuadra e Serie A ka ofruar një kontratë dy vjeçare në formë huazimi me të drejtë blerje në përdundim të saj.

Sanchez duket se do të ndjekë hapat e ish shokut të skuadrës, Romelu Lukakut i cili gjithashtu u transferua këtë verë tek zikaltërit për 70 milionë euro. Antonio Conte është duke kërkuar dëshpërimisht kompletimin e linjës së sulmit dhe kiliani duket përforcimi i duhur për të.

Në fillim ai ishte në ndjekje të Edin Dzeko-s por ky i fundit i refuzoi të gjitha ofertat e Interit. Sytë u kthyen përsëri nga Manchester United nga ku është arritur dhe akordi me vetë Alexis Sanchez.

Duket se ish lojtari i Barcelonës nuk bën pjesë në planet e Ole Gunnar Solskjaer për sezonin e ri dhe pagesa e kilianit duket se është e kotë për Manchester United.

Zjarr Tv Ad