Ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj ftohet nga Gjykata Speciale

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj është e ftuara e radhës e Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vetë Hadërgjonaj.

“Po jam ftuar nga Gjykata Speciale, do të intervistohem në cilësinë e dëshmitares”, tha ajo.

Hadërgjonaj do të intervistohet nga Gjykata Speciale më 19 shtator.

Kujtojmë se nga Gjykata Speciale deri më tash kanë ardhur mbi 70 ftesa për intervistim.

I pari që pati konfirmuar pranimin e ftesës nga prokurori i specializuar është Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit. Pas Mustafës pasuan edhe ftesat e reja nga Specialja. U ftua ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së Sokol Dobruna, ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut Safet Syla, ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut Sabahajdin Cena, Nazif Mehmeti, i njohur si komandant “Dini”, Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”, Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së, Mendim Daka, njëri prej ish- udhëheqësve të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Kuçi, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja, ish-zëvendëskomandanti i “Brigadës 128” i Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së

Zjarr Tv Ad