Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Andi Lila publikon librin e tij të parë autobiografik ‘Triumf’, detaje të reja nga ndeshja me Serbinë në Beograd

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish –futbollisti i kombëtares Andi Lila publikon librin e tij të parë autobiografik ‘Triumf duke sjellë detaje të reja nga ndeshja me Serbinë në Beograd si dhe nga etapat e zhvillimit të karrierës së tij të gjatë si futbollist. Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, ish-futbollisti i kombëtares Lila theksoi që ky libër vjen si një moment për të analizuar të gjithë karrierën e tij të gjatë dhe të bukur si futbollist.

‘Është libri im i parë dhe i fundit, padyshim që më pëlqen shumë letërsia, në këtë libër kam vendosur të shkruaj autobiografinë time. Libri është një gjë që nuk ka ndodhur me futbollistët shqiptarë, është e rëndësishme që të njohim sesi është karriera e një futbollisti, ia sugjeroj dhe futbollistëve të tjerë, që të lemë një trashëgimi për futbollin shqiptar’, tha Lila.

Libri përmban disa kapituj shumë interesantë, që i kam shtjelluar me detaje. Një nga detajet interesante të librit është ndeshja me Serbinë në Beograd, e cila është treguar me detaje në librin autobiografik të Andi Lilës që nga atmosfera në dhomat e zhveshjes dhe deri te zbritja në fushë. Detaje të tjera përfshijnë etapa të karrierës së ish-futbollistit të kombëtares Andi Lila, i cili ka nisur të luajë më kombëtaret e moshave që nga mosha 15 vjeç deri në 21 vjeç, të cilin ai e përshkruan si një rrugëtim të gjatë dhe më shumë dilema dhe shumë vuajtje.

Libri është titulluar ‘Triumf’ duke iu referuar eksperiencës futbollistike të Lilës, nga debutime që nuk kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, por që më pas kanë pasur një fund të suksesshëm.

‘Një futbollist nuk duhet të dorëzohet kurrë’, shprehet Lila dhe ‘futbolli është shumë i bukur, nuk njoh ndonjë profesion tjetër të jetë më të bukur’.

Libri iu dedikohet të gjithëve, ‘e nisa këtë libër për të lënë një trashëgimi për fëmijët dhe familjen time, që tu tregoj për karrierën time, si dhe për miqtë e mij, edhe për të rinjtë, për të treguar sesi është karriera e një futbollisti, tregon se çfarë sakrificash duhet të bësh, sesi duhet të ushtrohesh, çfarë diete duhet të mbash. Por në plan të parë është karriera ime’, shprehet ish-futbollisti i kombëtare Andi Lila.

Zjarr Tv Ad