Ish-kandidati për kreun e PD, Kulluri analizon marrëdhënien Rama – Veliaj: Do ketë përplasje në PS, por Shqipëria nuk fiton gjë!

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edvin Kulluri, ish-kandidat i PD për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike ka zgjedhur të komentojë në këtë fundjavë “ndezur” debate politike brenda forcës së tij, pikërisht për zhvillimet brenda kampit socialist, duke treguar se ekziston një “përplasje” siç e konsideron ai, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Madje, Kulluri analizon se vizita e fundit e kryebashkiakut në SHBA tregon se ky i fundit nuk do të ndalë karrierën e vet politike.

9 vite në krye të qeverisë dhe 17 vjet në krye të PS, e kanë lodhur Edi Ramën dhe Veliaj e di këtë” analizon Kulluri këtë “përplasje të heshtur, jo dhe aq” sipas tij. “Bilanci i qeverisë është shumë i dobët dhe kriza ekonomike ka bërë që prej inflacionit, PS të ketë humbur rreth 10 përqind të mbështetjes elektorale” shkruan Kulluri, por pa treguar se në cilin sondazh ka gjeneruar këto të dhëna.

Por a është Veliaj njeriu i duhur për të marrë PS? Me shumë gjasa, jo. Së pari, sepse nuk ka mbajtur asnjë qëndrim publik kundërshtues ndaj dështimeve të Ramës duke mos u sjellë si politikan por thjesht si një ambicioz i “vogël” dhe kaq! Më keq akoma në krye të bashkisë ka bërë kopjen e keqe të Ramës në çdo aspekt me nje shfaqje komunikimi mediokër. Shume fjalë, asnjë thelb!” përpiqet të provokojë Kulluri. Dhe më pas, bën një analogji me përplasjen që ekziston mes Berishës dhe Bashës brenda partisë Demokratike.

Në politikë nëse nuk përplasen filozofi të ndryshme rrotacioni është degjenerativ. Mjafton ti referohemi konfliktit fals Berisha-Basha për të kuptuar rrugën që po ndërmerr përplasja Rama-Veliaj! Asgjë parimore por veçse luftë e paprinciptë për pushtet! Fraza “qorr per qorr, e kam ne oborr” është lajtmotivi i dialektikës politike në Shqipërinë e sotme! Hijena që po duan të shqyejnë interesin publik! Ky do jetë dhe fati i përplasjes në vijim ne PS! Shqipëria nuk do fitojë asgjë!” komenton Kulluri.

Zjarr Tv Ad