Ish-ministri bën deklaratën e fortë për Yuri Kim: Shefat e saj po i bëjnë presion…

0
251
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një reagimi në llogarinë e tij Facebook,  ka “thumbuar” ambasadoren amerikane Yuri Kim, në lidhje me deklaratat e fundit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Manjanit, Yuri Kim sulmon Berishën se i bën presion SHBA, pasi ish-kryeministri shqiptar, ka hedhur në gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Postimi i plotë:

“Pyetja që shtrohet është: Përse Ambasada Amerikane ka përqendruar të gjitha bateritë e saj tek Berisha? Përse nuk merret “nongratat” e tjerë?! Padyshim që përgjigja është e dukshme: Berisha ka guxuar të hedhë gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Në fakt e drejta për të apeluar gjyqsisht çdo vendim administrativ është e përbotshme. Është universale. Berisha ka vendosur ta ushtrojë këtë të drejtë. Mendoj se është krejt legjitim. Kjo nuk pëlqehet nga zoti Blinken dhe administrata e tij. Ndaj ato reagojnë. Zonja Kim është përgjegjëse për stilin tërësisht partizan që përdor, por nuk ka dyshim që shefat e saj, duan që Berisha të tërhiqet nga gjyqi. Ndaj dhe i bëjnë presion. Sa për idenë se po luftohet korrupsioni, kjo pastaj është qesharake. Nongratat e tjerë kanë qenë e janë nën akuza direkte për dhënie e marrje tenderash e koncensionesh. Fakti që nuk ndihen i bën ata “burra të mirë”, ose “qingja të urtë”. Dhe “qingjat” vazhdojnë të bëjnë biznes privat me tendera e koncensione.. Berisha merret me gjyqe, politikë e demokraci… Bën dhe opozitë ndaj Ramës e Sorosit… “I rrezikshëm”!!

Në këtë moment hyjnë në lojë amerikanllëqet shqiptare. “U bë Berisha të hedhë në gjyq Amerikën”!! “Berisha është më i korruptuar se cdo tenderxhi..” etj, etj… Amerikanllëqet shqiptare i japin të drejtë vetes të shajnë e shpifin se ndjehen amerikanë. Më amerikanë se amerikanët madje.”-shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad