Itali, Matteo Renzi braktis PD-në: Nuk ka vizion!

0
13

Ish kryeministri italian Matteo Renzi e ish-lideri i Partisë Demokratike braktis këtë forcë politike për të krijuar një Parti të re.

Lajmi i cili prej disa ditësh qarkullonte në mediat italiane, u bë i ditur nga vetë Matteo Renzi në një postim në profilet e tij sociale.

“Kam vendosur, shkruan Renzi , të largohem nga PD e të ndërtoj bashkë me të tjerët një parti të re, për të bërë politike në mënyrë ndryshe. Pas 7 vitesh zjarri mik. mendoj se duhet mbajtur qëndrim se vlerat, idetë, ëndrrat tona nuk duhet të jenë objekt grindjesh brenda nesh.”

Në postimin e  tij ish lideri i PD, kujton rolin e tij brenda partisë në një moment të vështirë për Italinë siç ishte pak javë më parë dorëheqja e kryeministrit Giuseppe Conte.

Ishte Matteo Renzi që u bë shtysë e krijimit të aleancës së re qeverisëse me Lëvizjen 5 Yje. Por sipas tij, kjo gjë nuk mjafton.

 “Mendoj, thotë ai,  se fitorja që arritëm në Parlament për të luftuar populizmin e Salvinin ishte e rëndësishme për të shpëtuar Italinë por kjo nuk mjafton. Tnai bëhet fjalë për ndërtimin e një shtëpie të re, inovative, feministe ku lindin ide të reja, për Italinë dhe Europën. Ka një hapësirë të madhe për një politikë ndryshe. Për një politikë të gjallë, vërë me pasion e pjesëmarrje.”

Së bashku me Renzin  nga Partia Demokratike largohen dhe rreth 30 parlamentarë të tjerë, të cilët brenda kësaj jave do të krijojnë grupe politike autonome brenda parlamentit.

Gjithashtu Matteo Renzi i drejtohet rrymave të ndryshme brenda Partisë Demokratike e kundërshtarë të mendimit të tij politik.

Matteo Renzi informon gjithashtu se në konferencën politike të Leopoldës ideuar nga ai që në vitin 2010, e që mbahet çdo vjeshtë në Firence. do të bëj publik emrin e simbolin e partisë së tij të re.

Matteo Renzi ka që kryetar i Partisë Demokratike italiane prej vitit 2013 deri më shkurt të 2017 kur dha dorëheqjes dhe si kryeministër.

Kryetar aktual i PD me një postim në Twitter ka komentuar këtë vendim të Renzit si një gabim e tani është e rëndësishme të mendojmë për italianët e për axhendën e re qeverisëse.