Izraeli në zgjedhje parlamentare, Netanjahu kërkon një mandat të pestë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët izraelianë zgjedhin sot nëse do i besojnë një mandat të pestë në qeveri, kryeministrit Benjamin Netanjahu. Pozitat e tij janë dobësuar nga disa akuza për korrupsion dhe mitmarrje, si edhe për deklaratat jopaqësore në lidhje me rajonin. Ndaj gara parashikohet të jetë e ashpër me opozitarin Beni Ganc.

Izraeli po mban zgjedhjet e dyta parlamentare në më pak se gjashtë muaj.

6,4 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin mes kryeministrit në detyrë, djathtistit Benjamin Netanjahu, dhe rivalit të tij më të afërt, liberalit dhe ish-shefit të shtabit ushtarak, Beni Ganc.

Në zgjedhjet e prillit, dy partitë kundërshtare fituan secila nga 35 deputetë në parlamentin me 120 vende, pa arritur të formojnë një shumicë qeverisëse.

60-vjeçari Ganc, i cili formoi partinë e tij “Bardheblu” vetëm në muajin shkurt, ka premtuar se fitorja e centristëve do forcojë demokracinë e Izraelit.

Ndërkohë, 69-vjeçari Netanjahu ka ashpërsuar retorikën nacionaliste, duke deklaruar së fundmi së nëse fiton zgjedhjet, do të aneksojë të gjitha vendbanimet hebranike në luginën e Cisjordanisë, e populluar në shumicë nga populli palestinez.

Sipas Bashkimit Europian, kjo nuk lejohet në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Kreu i ekzekutivit vijon të qortohet për mungesën e politikave që do i garantonin paqen rajonit të Lindjes së Mesme, ndërsa tre akuzat ndaj tij për korrupsion dhe mitmarrje po minojnë shanset për fitoren.

Kutitë e votimit u hapën të martën herët në mëngjes në 10,700 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa rezultatet priten të mësohen pas mbylljes së qendrës së fundit pas orës 22 të mbrëmjes me orën lokale.

Sondazhet megjithatë tregojnë se gara mes partive kryesore do të jetë e ngushtë, dhe mund të përcaktohet nga partitë më fetare dhe ideologjike.

Zjarr Tv Ad