Ja sesi do t’i japi fund karrierës së tij me kombëtaren Lorik Cana

0
622
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përpara fillimit të Europianit, në një intervistë për “Panorama Sport”, Lorik Cana ka deklaruar se pas Europianit do të marrë vendimin për t’u larguar nga Kombëtarja. Gjatë ditëve të fundit, në deklaratat e dhëna për mediat në përfundim të aventurës me kuqezinjtë në “Euro 2016”, kapiteni kuqezi ka lënë të kuptohet se mund t’i japë fund karrierës në futbollin e luajtur.

Për këtë, në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Kosovës, ka zëra për një kontakt të ri. Ura lidhëse këtë herë është mbrojtësi nga Gjakova, Lorik Cana.

Miqësorja

Mediat kosovare bëjnë me dije se Federata Shqiptare e Futbollit është duke planifikuar një miqësore në nder të lamtumirës së Lorik Canës me fanellën e Kombëtares (nuk dihet ende nëse do të lërë përfundimisht futbollin e luajtur). Duke qenë se në muajin shtator nis fushata e kualifikueseve për në Botërorin “Rusi 2018”, ku Shqipëria do t’i nisë përballë Maqedonisë, atëherë muaji gusht shihet si më i mundshmi për të gjetur data të lira.

Për këtë, gazeta “Zëri” raporton se ekziston mundësia që Shqipëria të luajë përballë Kosovës në këtë miqësore për nder të kapitenit legjendar të shqiptarëve.

Ndoshta, në këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit do të ketë një ceremoni të dyfishtë. Përveç përshëndetjes së dhënë për kapitenin Cana, mendohet që ceremonia në muajin gusht do të shfrytëzohet edhe për inaugurimin e impiantit të ri modern sportiv në Shqipëri, stadiumit “Loro Boriçi”. Për momentin është vetëm në kuadrin e hipotezave, por kjo është baza mbi të cilën ka nisur puna nga drejtuesit e FSHF-së./Panorama/a.k

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad