“Jeta ime ka qenë vetëm ato 18 vite”, Flutura Açka “shpërthen” në lot

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka ka kujtuar djalin e saj të ndjerë ku dhe ka folur dhe për mëmësinë, si një ndër provat më të bukura që ajo ka kaluar në jetë.

Mes emocioneve ajo rrëfeu marrëdhënien e ngushtë dhe shumë të veçantë që ka patur me të birin i cili siç tha e kishte pagëzuar me emrin Flutneshë (një miksim i emrave Flutura dhe burrneshë).

“Jeta ime ka qenë vetëm ato 18 vite”, tha Açka, duke u përpjekur gjatë gjithë kohës të mbajë lotët që gjithësesi nuk mund t’i fshihte.

Në programin “Dola te Ola” asaj iu shfaq edhe një fotografi, për të cilën Flutura tha se është realizuar në 10 ditët e fundit të jetës së djalit të saj. Mes lotësh shkrimtarja zbuloi se i biri nuk dëshironte që të bënte fotografi kur ishte sëmurë, pasi nuk donte që prindërit e tij ta mbanin mend ashtu.

Ajo gjithashtu tregoi se deri ditën e fundit të jetës djali i saj ishte i buzëqeshur, sikurse shihej në fotografitë që u shfaqën në studio.

Zjarr Tv Ad