Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ndodhet sot për një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik për të prezantuar strategjinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Juncer theksoi se pa zgjidhjen e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim vizash për Kosovën, ndërsa bëri thirrje për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe të shtetit ligjor.
Juncer: Strategjia që kemi publikuar më 6 shkurt përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor dhe kërkon të thellojë bashkëpunimin me të gjithë partnerët e rajonit, përfshirë edhe Kosovës. Dua të theksoj se kjo strategji thekson rëndësinë e reformave që duhet të ndërmerren në rajon dhe në Kosovës, si reforma në drejtësi dhe të drejtat themelore të njeriut. Vlerat e shtetit të së drejtës duhet të jenë themelet e begatisë së Evropës. BE në radhë të parë është një bashkim vlerash. Kosovarët do të kenë një të ardhme të sigurt në Evropë. Është esenciale që Kuvendi i Kosovës të votojë së shpejti demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është një hap kyç, i pa shmangshëm për liberalizimin e vizave ku bashkëqytetarët tuaj do të jenë përfituesit e parë. Të gjitha përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të thellohen më tej. Presidenti na dorëzoi sot disa dokumente që mund të sjellë liberalizimin e vizave. Unë nuk jam i kënaqur që qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të lëvizin lirshëm.