Rama përplaset me Xhafajn pas kapjes së 613 kg kokainë.Policia shqiptare vepori e vetme apo me ndihmën e agjensive të huaja?

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Ramadhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë qendrime të ndryshme në lidhje me operacionin e kapjes së 613 kilogramëve kokainë në Durrës. Rama thotë se operacioni u zhvillua tërësisht nga autoritetet shqiptare. “Ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore”., – tha Rama në Facebook duke mbajtur një qendrim krejtësisht tjetër nga Xhafaj, i cili më parë kishte thënë se operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere.  Të njëjtën fjali tha edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në konferencën e tij për shtyp.

Zjarr Tv Ad