Juventus/ festë me 60 modele pas humbjes me Atleticon

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk kaloi as një javë nga humbja me Atleticon në Ligën e Kampionëve, por duket se te Juventusi u harrua shumë shpejt ajo disfatë në Europë. Futbollistët bardhezinj organizuan një festë madhështore me prezencën e 60 modeleve, në një nga hotelet më të njohura të Torinos. Lajmin e bën të ditur Fabricio Korona, njeriu i famshëm për publikimin e lajmeve bombë në “show biz”-in italian dhe jo vetëm.

“Nuk kishte kaluar asnjë javë nga humbja me Atleticon dhe lojtarët e Juventusit organizuan një festë private në ‘Starhotel Majestik’ të Torinos. Por nuk ishin vetëm. Në këtë festë ishin ftuar afro 60 femra, shumica e të cilave modele.

Gjithçka mund të kuptohet lehtësisht nga postimet e tyre në ‘Instagram’, të cilat ndodhen të gjitha në mënyrë të rastësishme në të njëjtin hotel, pa e treguar motivimin dhe shpjegimin. E kaluan mbrëmjen pikërisht në këtë hotel, duke postuar foto të ndryshme për fansat e tyre në rrjetet sociale.

Në mëngjesin pasardhës, modelet u nisën në grupe të ndryshme për të shkuar në qytetet e tyre pasi kaluan mbrëmjen në Torino. Një fakt shumë interesant për të kuptuar pse të gjitha ndodheshin në të njëjtin vend vetëm për një natë. Në festën madhështore të ekipit bardhezi ishin të gjithë lojtarët, me përjashtim të Barzaljit dhe Bernardeskit.

Motivet e mungesës së tyre janë të panjohura. Edhe Kristiano Ronaldo ishte prezent dhe duket se u ambientua menjëherë në Itali me shokët e skuadrës”, shkruhet në raportimin e lajmit.

Korona ka postuar edhe foto të ndryshme të modeleve nga hoteli dhe nga festa, por në asnjërën nuk shfaqet asnjë lojtar i Juventusit.

Nuk është hera e parë që në revistën e Koronës publikohen lajme të tilla. Më parë kanë qenë në faqen e parë edhe Naingolan, Brozoviç dhe Wanda Nara.

 

 

Zjarr Tv Ad