Kajmaku i prish skenarin Ballukut, shkarkon nënkryetaren që do i zinte vendin dhe përfundon në prokurori, çfarë ndodhi dje në bashkinë Vorë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ditën e djeshme, Laureta Omeri e njohur si njeriu i Ballukut, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për falsifikim dokumentesh.

Dosja.al ka raportuar edhe më herët për përplasjen mes ministres së Energjisë, Belinda Balluku dhe kryebashkiakut të shkarkuar nga KQZ në Vorë, Agim Kajmaku. Lufta e ftohtë mes tyre, projektoi nënkryetaren e bashkisë Vorë, të emëruar nga Balluku, Laureta Omeri si kryetaren e ardhshme të bashkisë pas shkarkimit të Kajmakut.

Por çfarë ka ndodhur në këto ditë të vështira për Kajmakun?

Burime nga PS, i thanë Dosja.al se Agim Kajmaku ka shkuar të premten e fundit që ka qenë në detyrë, pak para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’a shkarkonte dhe ka firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve, të besuar nga Belinda Balluku. Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimi u shkarkuan nga Kajmaku, për t’i prishur skenarin Ballukut, dhe në vend të tyre emëroi Genti Picarin.

Por nuk përfundon me kaq…

Ditën e djeshme, Laureta Omeri e njohur si njeriu i Ballukut, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për falsifikim dokumentesh.

Burime brenda bashkisë Vorë, i thanë Dosja.al se pikërisht dje, Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar në Bashkinë e Vorës ku është sekuestruar i gjithë dokumentacioni për shkarkimin e nënkryetarëve dhe emërimin e nënkyetarit të ri.

Ujërat tashmë janë trazuar dhe ngelet për t’u parë sesi do të vijojë përplasja Balluku-Kajmaku.

Zjarr Tv Ad