Kapet me 463 doza të vogla droge në Tiranë, arrestohet trafikanti 19-vjeçar

0
27

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Muzgu”, ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, mbrëmjen e së enjtes, uniformat blu finalizuan operacionin, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit L. S., lindur në Tiranë.

Kjo pasi informacioneve si i riu në qytetin e Tiranës, kryesisht në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, i’u shiste lëndë narkotike, kryesisht kanabis sativa, personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u zhvillua operacioni, duke u finalizuar me kapjen në flagrancë të 19-vjeçarit, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën një sasi dozash kanabis sativa, e gatshme për ta hedhur në treg.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe një sasi tjetër dozash me lëndë narkotike, gjithsej 463 doza kanabis sativa, të futura në qese farmaceutike.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.