Këngëtari i famshëm Altin Shira zbulon sa lekë do tu marrë Luizit dhe Kiarës kur të dalin nga BBV për dasmën e tyre…

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Altin Shira hyri disa javë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të performuar si këngëtar në dasmën e organizuar në kuadër të lojës nga Vëllai i Madh, për Kiarën dhe Luizin.

I ftuar në “Wake Up” për të folur mbi këtë eksperiencë, Altini tha se është gëzuar shumë kur pa puthjen e famshme.

“Sinqerisht më pëlqeu. Kur u dha ajo puthja finale mes Luizit dhe Kiarës, u kënaqa. Ne e kemi ndjekur dhe në shtëpi, dhe kur u puthën mendova: u desh që të vija unë që të putheshin këta.

Shpresoj që të bëjnë edhe një dasmë tjetër dhe t’u shkojmë. Me Luizin kam pasur një kontakt para rreth 10 vitesh. Kam qenë i ftuar në një club në Tiranë dhe mos gaboj Luizi ka patur ditëlindjen.

Më tha që ka ardhur posaçërisht për mua, të dëgjonte këngët e mia. Luizi ka një zë të ngrohtë vetë, dhe më erdhi mirë që një këngëtar si ai i pëlqen këngët e mia”, tha Altini.

Nëse bëjnë një dasmë të vërtetë, sa lekë do t’u kërkosh?
“Asnjë lekë. Vetëm të martohen, unë aty do jem”, u përgjigj ai. 

I pyetur se kush është banori i preferuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Altini tha: Luizi dhe asnjë tjetër. Ai është vetëvetja aty, është i shkathët, inteligjent. Më pëlqen që luan aty, e bën lojën më interesante.

Zjarr Tv Ad