Komisioneri për Zgjerimin kundër ndryshimit të sistemit: Votoni sa më shpejt marrëveshjen e 5 qershorit

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa kryeministri Edi Rama bënte publik qëndrimin e PS pro hapjes së listave në një konferencë me gazetarët, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, në një postim në twitter e bëri të qartë se Komisioni Europian nuk mbështet nismat për  ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve.

Komisioneri Për Zgjerimin kërkoi miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes së 5 Qershorit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Reforma elektorale në Shqipëri: Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.  Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE”.

Zjarr Tv Ad