Konferenca ‘Gratë kandidate dhe fituese’, Bogdani: Ka ardhur koha për ndryshim dhe kjo kohë është tani

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti demokrat Gerti Bogdani tha gjate konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” organizuar nga PD dhe Fondacioni “Hjarl Hjalmarson” i partisë simotër të PD suedeze “Moderaterna” se trajnimi ynë është që të kemi një skuadër të fortë dhe të suksesshme.

Sfida e ardhshme që na pret janë zgjedhjet vendore. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ka ardhur koha për ndryshim dhe kjo kohë është tani.

Fjale e plotë e ish deutetit të PD:

Miremengjes Doktor Sali Berisha,
Miremengjes Gustaf Gothberg, deputet i Parlamentit Suedez
Miremengjes te gjitheve, 

Ju falenderoj per kohen dhe perkushtimin tuaj, 

Deshiroj te falenderoj partine tone simoter Suedeze Moderaterna dhe fondacionin e saj Jarl Hjarlmarson Foundation per mbeshtetjen e vazhdueshme qe i kane dhene ndervite Partise Demokratike, sidomos ne kohe te veshtira. 

Perfitoj nga rasti ti uroj edhe per fitoren e tyre ne zgjedhjet e Shtatorit ne Suedi dhe suksese ne krijimin e qeverise se re. 

Trajnimi i ketyre diteve, “Nje skuader e suksesshme elektorale”, eshte ne vazhden e nje seri trajnimesh me drejtues te PD te Tiranes qe kemi bere ne menyre periodike ne kuader te pergatitjes per zgjedhjet lokale 2023. 

Sepse perpos nje kadidati qe eshte nje figure politike me integritet, nje alternative qe jep zgjidhje te problemeve, nje dere te hapur per te gjithe, eshte e rendesishme dhe e domosdoshme nje skuader e forte dhe e shkelqyer. 

Keto trajnime qe jane nje mbeshtetje e rendesishme per tu pergatitur per sfiden e radhes, per fushaten e ardhshme elektorale per zgjedhjet lokale. 

Sepse, sfida e ardhshme eshte e nje rendesie te vecante, jo thjeshte per PD, jo thjeshte per te djathten dhe opoziten, por mbi te gjitha per Shqiperine dhe te ardhmen e qytetareve shqiptare. 

Ndaj ne duhet te jemi gati per te sjelle ndryshimin, duke filluar nga Tirana e deri ne cdo cep te Shqiperise, sepse sot eshte realisht koha per ndryshim!

Zjarr Tv Ad