“Korfuz, ishulli mbytet në mbeturina për të tretin vit radhazi

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pamjet që shikoni në video nuk janë në Shqipëri. Për të tretin vit radhazi, Korfuzi, xhevahiri i detit Jon, po vuan nga era e keqe dhe prania e lartë e mbeturinave gjatë sezonit turistik si pasojë e paaftësisë së autoriteteve kompetente për të siguruar menaxhimin e duhur të mbeturinave të ishullit.

Për pasojë në të gjithë ishullin sheh pirgje të tëra me qese mbeturinash të hedhura nga njerëzit sipas dëshirës, për shkak të dështimit të mekanizmit të tyre të grumbullimit. Mediat greke thonë se nuk ka më vend për depozitimin e tyre.

Vendgrumbullimi në Temploni, fshatin që ndodhet në veri të ishullit është i tejngopur,  ndërsa vendgrumbullimi në Lefkimmi u mbyll ende pa u depozituar ngarkesat e para.

E vetmja gjë pozitive ndryshe nga problemi që hasim të vendin tonë, është fakti se mbetjet janë të izoluara në qese dhe jo të hapura.

Situata e rëndë me mbeturinat në Korfuz ka sjellë pasoja të rënda në turizëm. Në vendet më problematike ka rënie të ndjeshme të turistëve.

Në fillim të gushtit, në përpjekje për të siguruar një zgjidhje të menjëhershme të problemit të madh të ishullit në mes të verës dhe rritjes së aktivitetit turistik, Bashkia kishte kontraktuar për mbledhjen e mbeturinave në Korfuz një firmë private.

Por sipas burimeve në zougla.gr, kjo nuk e zgjidhi problemin.

“Ajo që po ndodh është se situata në veri, si në zonën Dassia – është pak më e mirë, por në asnjë mënyrë rreziqet nuk janë zvogëluar. Me numrin e shumtë të turistëve në Korfuz, njësitë hoteliere po transportojnë sasi të mëdha mbeturinash çdo natë në kontenierët e vendosur për mbeturina, vendgrumbullimet informale dhe në rrugë”.

Dhe situata është ajo që shihet, nuk do koment.

Më herët Federata e Akomodimeve Turistike, Shoqata e Hotelierëve, Shoqata e Tregtisë dhe Shoqata e Turistëve i kishin adresuar një letër të përbashkët Ministrit të Brendshëm Panagiotis Theodorikakos, e cila iu komunikua edhe Ministrit të Turizmit, Haris Theocharis.

Në mënyrë të veçantë, letra thotë se “Ne dëshirojmë t’ju informojmë para së gjithash për problemin jashtëzakonisht të madh me të cilin përballet Korfuzi, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vendin tonë, i cili ofron të ardhura të mëdha çdo vit për publikun, për shkak të menaxhimit problematik të mbetjeve. Ne kërkojmë ndihmën tuaj të menjëhershme në zgjidhjen e saj. Edhe këtë vit “malet” e mbeturinave kanë përmbytur ishullin tonë, duke rezultuar në rreziqe të mëdha për shëndetin e banorëve dhe vizitorëve, dhe duke vazhduar të  dëmtojnë imazhin e vendit tonë dhe produktin turistik. Pa asnjë ekzagjerim “Korfuzi po vdes”, kështu që ne kemi nevojë për ndërhyrjen tuaj të menjëhershme”.

Zjarr Tv Ad