Kosova/ Mogherini drejt fundit, këta janë 5 emrat e mundshëm për kryenegociator

0
21
epa04380503 Outgoing Italian Foreign Minister and incoming EU Foreign Policy chief Federica Mogherini attends a hearing by European parliament foreign affairs in Brussels, Belgium, 02 September 2014. Leaders of the European Union's member states on 30 August 2014 appointed Italian Foreign Minister Federica Mogherini as new Foreign Policy chief. EPA/OLIVIER HOSLET
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Federica Mogherini është duke numëruar ditët e fundit në postin kryenegociatores së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Nën kryesimin e saj, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është future në një qorroskak, ndërkohë pritet që emri i ri që do ta pasojë Mogherinin në vjeshtë do ta rikthejë në jetë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Siç shkruam gazeta serbe ‘blic.rs’, bazuar në burime diplomatike, në lojë për të marrë postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të kryenegociatorit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pesë persona.

Partia Popullore Evropian llogaritë jashtëzakonisht shumë në emrin e Andrej Plenkovic i cili është edhe kryeministër i Kroacisë.

Përveç Plenkoviç një emër tjetër që përfolët se mund të zë vendin e Mogherinit, është politikani francez, Michel Barnier, i cili ka qenë negociator ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së, për Brexit.

Emri i tretë është ai i Frans Timermans, politikani holandez i cili ka shërbyer në postin e zëvëndësit të partë të presidentit të Komisionit Evropian.

Pas Timermans, në garë për të marrë postin e kryenegociatores është diplomatja gjermane, Helga Schmidt. Schmidt ka qenë Sekretare Gjenerale e EEAS ( European Uninon for External Actions). Schmidt në Bruksel punon që nga viti 2006.

I fundit emër që përflitet se mund të merr rolin e Mogherinit, është ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Express.

Mbetet të shihet se kush do të zgjidhet, pasi që Merkel dhe Macron kanë pasur mospajtime rreth emrit të ri që duhet të merr kryesimin e Komisionit Evropian, ndërkohë pritet që kjo dyshe Francë-Gjermani të vendosin për emrin e ri që do të drejtojë KE-në.

 

Zjarr Tv Ad