Krijimi i Agjencisë për Donacionet, reagon PD: Edi Rama do të kontrollojë gjithçka, pas qëndrojnë interesa klienteliste

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike thotë se pas vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Agjencisë për Koordinimin e Ndihmave qëndrojnë interesa klienteliste të Edi Ramës. Deputetja Jorida Tabaku shkruan se Shqipëria po degjeneron përditë e më shumë në një shtet të kapur nga mafia, oligarkia dhe korrupsioni.

“Sot Rama ka ideuar dhe ndërtuar shtetin më të madh dhe me një centralizim pushteti të pa ekzistuar me parë. Sajesat e tij që mbajnë emrin e Agjencive dhe Ministrive pa portofol janë një goditje ndaj demokracisë dhe decentralizimit. Agjencia në fjalë njësoj si 2 agjencitë e tjera është thjesht një kod për të fshehur punën reale që ato do bëjnë. Pra, Agjencia do të ndërtojë politika, do manaxhoje fonde, do te jete nje Ministri e re e Financave”, shkruan ndër të tjera Tabaku.

Reagimi i plotë:

Mania për të kontrolluar gjithçka dhe gjithkënd nuk ndalet. Ka vite qe ne Ministrinë e Financave nën modelet më të mira është ngritur një drejtori specifike për manxhimin e fondeve që vijnë nga BE. Ky model speciifik dhe i mirë trajnuar po shkatërrohet nga njeriu i vetëm që zhduku kufijtë ndarës së partisë me shtetin.

Mbrëmë është publikuar një VKM e qeverisë për një agjensi të re për Manaxhimin e Fondeve të Donatorëve, mbas asaj të Medias dhe Platformës digjitale. Sot Rama ka ideuar dhe ndërtuar shtetin më të madh dhe me një centralizim pushteti të pa ekzistuar me parë. Sajesat e tij që mbajnë emrin e Agjencive dhe Ministrive pa portofol janë një goditje ndaj demokracisë dhe decentralizimit.

Agjencia në fjalë njësoj si 2 agjencitë e tjera është thjesht një kod për të fshehur punën reale që ato do bëjnë. Pra, Agjencia do të ndërtojë politika, do manaxhoje fonde, do te jete nje Ministri e re e Financave. Kjo sajesë, njësoj si Agjencia e Mediave dhe ajo e Bashkëqeverisjes, do të jenë hambari i punësimeve politike dhe partiake që do të zhvlerësojnë dhe shumëzojnë me zero infrastrukturën dhe paratë e shpenzuara për punësimin e administratës civile. Së fundi, jo nga rëndësia, kjo Agjenci do të distancojë qytetarët dhe përfituesit nga entitetet që ofrojnë fondet.

Kjo agjenci e sajuar është për të mbivendosur funksionet kuptohet për interesa klienteliste dhe korruptive. Pasi ajo i jep mundësinë Edi Ramës dhe natyrisht atij që Rama do vendosë aty që të abuzojnë me fondet e BE-së dhe donatoreve te tjerë më lehtësisht. Shqipëria kështu po degjeneron përditë e më shumë në një shtet të kapur nga mafia, oligarkia dhe korrupsioni permanent që po shpërthen metastazat e tij çdo ditë e më shumë.

Zjarr Tv Ad