Krimi në Vlorë/ Autori në 2017 kishte dhunuar gruan dhe vajzën

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarja e një dite më parë në Vlorë ishte një krim i paralajmëruar pasi burri ishte një dhunues i përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Todi Lera, i cili vrau gruan e tij dhe më pas tentoi të vetëvritet, ishte proceduar penalisht për dhunë në familje në 2017.

Pas shqyrtimit të çështjes gjykata e Vlorës vendosi dënimin e tij me 6 muaj burg, dënim ky që iu zbrit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Por edhe 4 muaj burg ai nuk i bëri pasi gjykata pezulloi ekzekutimin e vendimit me burg dhe e la në periudhë prove për 8 muaj me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.

Rrethanat lehtësuese që çuan në lirimin e tij: “Është dënuar me 4 muaj burg, paraqet rrezikshmëri të pakët shoqërore, përdorimi i burgimit si formë dënimi duhet kufizuar rreptësisht”.

Burri dhunoi gruan dhe vajzën, xhelozia “molla e sherrit” mes bashkëshortëve.

Ora News ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Vlorës dhënë për Todi Lerën me 06.07.2017.

Siç thuhet në vendim, “Todi Lera kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij Etleva Lera dhe vajzës A.Lera. Nga deklarimet e Etleva Lerës ka rezultuar se motivi i ushtrimnit të dhunës ndaj saj nga bashëshorti konsistonte në dyshimet e krijuara tek ai sa i përket marrëdhënieve bashkëshortore, fakt për të cilin Todi Lera i kishte kërkuar disa herë asaj të largoheshin dhe të jetonin në Tiranë. Por Etleva kishte refuzuar duke mohuar dyshimet e krijuara tek bashkëshorti”.

Më tej në vendim thuhet se “vajza A.Lera ka deklaruar se në familje ishte krijuar gjendje e rënduar psikologjike në ditën e ngjarjes në përpjekje e sipër që të ndalonte babain e saj, të pandehurin Todi Lera, është shunuar fizikisht prej tij dhe në këtë kohë në banesë ka ardhur S.M i cili është mjek dhe u ka dhënë ndihmën e parë”.

Edhe vetë Todi Lera ka pranuar faktin penal në ngarkim të tij por ka thënë se veprimet i kishte kryer në kushte të rënduara psikologjike.

 

Zjarr Tv Ad