Kryeministri Hungarez uron ish-kryeministri Berisha për 75 vjetorin e lindjes

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, zotin Lorant Balla, i cili i solli zotit Berisha mesazhin e urimit të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban me rastin e 75 vjetorit.

Me anë të këtij mesazhi, Orban i uron përzemërsisht 75 vjetorin dhe shpreh vlerësimet për kontributin e zotit Berisha në zhvillimin e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, kënaqësinë e tij të veçantë për miqësinë që kanë patur dhe kanë ata dhe dy vendet tona, hovin që morë marrëdhëniet Shqipëri-Hungari ne atë periudhe dhe qe do kenë ne vitet qe vijnë.

Nga ana e tij, ish-kryeministri Sali Berisha e falënderoi nga zemra ambasadorin Lorant për urimet që solli dhe iu lut atij ti përcjellë mikut të tij të shquar, kryeministrit hungarez Orban, mirënjohjen dhe ndjenjat e miqësisë së palëkundur, vlerësimin e madh të sukseseve që Hungaria mike ka arritur nën udhëheqjen e tij.

Zjarr Tv Ad