Kryeministrin Zaho Rama do ta rrëzojë opozita në … vitin 2060

0
244
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Erl Kodra

Edi Rama është në gjendje që skandalin më të madh ta fshijë nga faqja e dheut, duke shpikur një skandal tjetër akoma më të madh. Vjedhja e 10 milion euro mbulohet me vjedhjen e 20 milionëve të tjera, pastaj me 40, 50, 100, 140, 200. Deri tani shifra ka arritur në 430 milion. Ai nuk do të ndalet derisa të kapë skandalin “me një dorë – një miliard euro”.

Edi Rama e asgjëson skandalin me një batutë, ndërsa është në gjendje që dështimin spektakolar ta shesë si sukses. Shteti shqiptar gjendet nën agresion sistemik prej një fuqie globale siç është Irani, ndërkohë që ky birbo thotë se “i sprapsëm sulmet”. Të gjitha të dhënat e qytetarëve dhe dokumentet e shtetit gjenden në duart e një shteti armik që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar, ndërkohë që Rama ka harxhuar miliona euro për sigurinë kibernetike – që nuk ekziston. Tashmë nuk bëhet fjalë për siguri, por mbetet vetëm të lutemi që armiku të jetë i mëshirshëm me të dhënat e shqiptarëve.

Është e papranueshme që ky hajdut dhe psikopat i rrezikshëm të mbështetet më tej nga partnerët e Shqipërisë. Është koha që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian ta largojnë këtë demagog dhe aventurier nga politika. Ne shqiptarët nuk mund ta bëjmë këtë, as opozita, as populli. Shteti shqiptar nuk mund të drejtohet më tej nga një maskara si Edi Rama.

Së fundi, dy fjalë për të ashtuquajturën opozitë. Edhe Skënderbeu 25 vjet e kishte ciklin, ndërsa opozitën tonë e drejtojnë dy prijës për 30 vjet. E njëjta retorikë, i njëjti film, e njëjta histori që përsëritet pambarim, por tashmë edhe pa mbështetje absolute nga faktori ndërkombëtar dhe e izoluar brutalisht prej tyre. 500 njerëz i shkuan sonte Ilir Metës në protestën e thirrur prej tij. Me këtë ritëm do ta rrëzojmë kryeministrin Zaho Rama, aty nga viti 2060.

Bravo na qoftë.

Zjarr Tv Ad