Kufoma në breg të detit në Zvërnec, zbulohet një detaj

0
1274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Percaktohet koha e vdekjes se viktimes me trup te dekompozuar, i seksit mashkull qe është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të Zvërnecit.

Sipas policisë, në Portonovë në breg të detit është gjetur i mbuluar me rërë një kufomë e seksit mashkull, në gjendje të dekompozuar.

Trupi dyshohet se ka mbi tre muaj që ndodhet në këtë gjendje. Policia po punon për të zbardhur identitetit e viktimës dhe po kalohen në sitë të gjithë personat që janë shpallur të humbur, kryesisht në Vlorë.

Në xhepat e rrobave që mbante veshur viktima, nuk është gjetur asnjë dokument identifikimi.

Sipas hetuesve ka dyshimeqë personi i gjetur të jetë një peshkatar i zonës. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe trafikant droge.

Zona e Portonovës, për shkak të largësisë së saj dhe një vend thuajse i izoluar, disa herë është përdorur nga trafikantë për transport të lëndës narkotike drejt Italisë

Zjarr Tv Ad