Kush e merr vulën e PD-së? Meri Shehu bën parashikimin për 3 marsin dhe tregon çfarë do të ndodhë me Ramën: Ka dalë jashtë parashikimit planetar…

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews, ku bëri një parashikim për të gjitha shenjat e horoskopit gjatë muajit mars.

Në fund të emssionit, Shehu u ndal dhe te zhvillimet politike në vend, teksa bëri një parashikim për datën 3 mars dhe procesin gjyqësor se kujt i përket vula e Partisë Demokratike.

Astrologia theksoi se marsi është një muaj përbashkues, por veçoi se më shumë fat këtë periudhë kanë virgjëreshat, shenjë të cilës i përket Enkelejd Alibeaj.

“Partia Demokratike duhet t’u përkasë demokratëve. Hëna e plotë është përbashkuese, ndikimet në muajin mars janë përbashkuese. Alibeaj është virgjëreshë, ai paska fat në këtë periudhë. Virgjëresha kanë më shumë fat në këtë periudhë, por dhe përbashkimet me virgjëreshat.

Rama është në terezi, është gafore. Rama ka dalë jashtë parashikimit planetar të shqiptarëve. Rama planifikohet nga turmat, është jashtë parashikimit planetar se e ka kapur me breshkat”, tha astrologia.

Zjarr Tv Ad