Kush është politikani shqiptar që do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës, Rama: Më në fund i dhamë mundësinë të lërë gjurmë

0
287
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konsorciumi i kompanive që do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës, është në pronësinë e politikanit të njohur shqiptar Behgjet Pacolli. Lajmin e bëri të ditur kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë momentit të prezantimit të kompanisë fituese.

Rama tha se ndihej mirë që Pacollit më në fund i ishte dhënë mundësia që të investonte dhe të linte gjurmët e tij dhe në Shqipëri.

“E kam pritur këtë ditë, kjo ka qenë një nga sfidat më të bukura dhe më të rëndësishme që ta bëj Vlorën me një aeroport ndërkombëtar. Kështu vijmë sot në këtë moment kur unë marr frymë i lehtësuar nga kjo barrë, që për fat të mirë jam deputet në Vlorë, por edhe për fat të keq jam deputet në Vlorë.

Fati i keq është se dihet padurimi proverbial i vlonjatëve që kthehet në torturë kur nuk ke gjë në dorë dhe shënjestrohesh si gënjeshtar, mashtrues, si njeri që harron atë që premton, shënjestrohesh si manipulator, thjesht si një krijues videosh 3D, dhe kur ti e di se cila është e vërteta, fjalët e shpjegimet nuk bëjnë një punë të madhe.

Sot ne kemi fituesit dhe jam i lumtur që baza e këtij konsorciumi është një kompania e famshme, kompania e Behgjet Pacollit. Jam i lumtur që do ta ketë mundësinë të provojë atë që prej kohësh ka dëshiruar ta provojë dhe atë që prej kohësh më ankohet mua që si s’mu dha mundësia që unë të investoj në Shqipëri, të lë gjurmën time në Shqipëri”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Aeroporti i Vlorës do të kushtojë plot 103 milion euro dhe do të jetë siç tha ministrja Balluku, shtëpia e kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania”. Veç kompanisë së Pacollit, për ndërtimin e Aeroportit do të angazhohen dhe dy kompani të tjetra, YDA – Group dhe 2A Group SH.PK.

Zjarr Tv Ad