Laboratori në Has, mbërrijnë në gjykatë për masën 5 të ndaluarit

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Kukësit ka kërkuar masën  ‘arrest me burg’ për të 5 të ndaluarit e këtij rasti, të cilët akuzohen për posedim, përpunim e trafikim te lendeve narkotike në bashkëpunim. Mbrojta e të pandehurve është marrë përsipër nga avokatet Aurora Guska e Domenika Gjergji.

Sipas policisë në këtë operacion janë vënë në pranga 6 persona, një prej të cilëve biznesmen turk si dhe 3 prej të cilëve nga familja Shuti, në banesën e të cilëve u gjet laboratori i drogës.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një sasi prej 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia, ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.

Zjarr Tv Ad