Vrasja në Bllok/ Gjykata e Apelit lë në burg Ervis Martinajn

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ervis Martinajn. Ky i fundit ishte prezent në vrasjen e 4 tetorit në zonën e Ish-Bllokut.

Trupa gjykuese duke shqyrtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, nuk ka pranuar kërkesën për liri të bërë nga Martinaj.Pas vendimit, ka folur për mediat edhe avokati, i cili deklaroi se nuk ka prova që e implikojnë Martinajn në vrasjen e Bllokut.

Ai shtoi se klienti i tij nuk është i përfshirë në këtë vrasje, ndërsa shtoi se pretendimet se Redi Poposku,  ka fshehur armën e Martinajt, janë aludime të pavërtetuara.

Pas ngjarjes së rëndë  të ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë  “arrest me burg” për 30 ditë ndaj tij.

Vrasja që tronditi opinionin publik ndodhi në mbrëmjen e 4 tetorit në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në Bllok.  Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj së bashku me Elion Hato mbetën të plagosur.

Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.

Zjarr Tv Ad