Largimi i Alibeajt rindez debatet në PD, Jonila Godole kërkon dorëheqjen e Bardhit dhe Tabakut

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jonila Godole kërkon dorëheqjen e Gazmend Bardhit dhe të Jorida Tabakut për ti hapur rrugë zgjedhjes së strukturave të reja dhe drejtuesve të ardhshëm të PD-së. Godole thotë se Bardhi dhe Tabaku braktisën fushatën e PD-së dhe kanë më shumë përgjegjësi se Alibeaj për retultatin zhgënjyes më 14 maj.

Reagimi i plotë i Jonila Godoles:

Dorëheqja është pjesë e demokracisë, ashtu siç janë zgjedhjet. Akti i Alibeajt duhet përshëndetur si një hap pozitiv që tregon se PD mund të jetë një parti ku liderët mbajnë përgjegjësi për vendimet dhe dështimet e tyre.

Por e njëjta përgjegjësi duhet të mbahet edhe nga pjesa tjetër e lidershipit të partisë, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetari i partisë, të cilët bojkotuan fushatën dhe kandidatët e PD-së, dhe të cilëve u faturohet akoma më tepër rezultati i dobët i këtyre zgjedhjeve.

Zjarr Tv Ad