Largimi i Sonila Qatos, PD nxjerr dokumente: Tenderi Kardhiq-Delvinë u anulua nga Rama

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar një ditë pas dorëheqjes së Sonila Qatos si drejtore e ARRSH.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se ky është tregues se banda kriminale e kryeministrit e Edi Rama ka nisur luftën e brendshme për të ndarë plaçkën e grabitur nga populli.

Tabaku theksoi se fituesi i tenderit të rrugës Kardhiq – Delvinë shkaktoi konflikt mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Qatos, pas prishjes së pazarit për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel.

Jorida Tabaku: “Lufta gati 2 mujore për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë vuri përballë Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtoren e Autoritetit së Rrugëve, Sonila Qato, mes të cilave u prish pazari për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel. Të dyja kompanitë janë kliente të preferuara të qeverisë së Edi Ramës Gjoka Konstruksion, e koncesionit kriminal të Rrugës së Arbrit dhe Vëllezërit Hysa, e njohur si kompania fasadë tek tenderi i parë i Unazës së Re.”

PD raporton se të dyja kompanitë ishin të dyja  në shkelje të kritereve për konkurrencë të ndershme.

Jorida Tabaku: “Emri i kompanisë “Vëllezërit Hysa” nuk shfaqet askund në tender, por, njësoj si me skemën e DH Albanias tek Unaza e Re, ajo ka përdorur 2 kompani të tjera të lidhura me të. Megjithëse kjo është një skemë mashtrimi, e ndaluar me ligj,  Sonila Qato e shpalli fitues konsorciumin e kompanive Vëllezërit Hysa, oferta e të cilëve ishte 4 milionë euro më e lartë se konkurentja tjetër.  Ecuria e tenderit Kardhiq – Delvinë, tregon se Ministrja e Infrastrukturës ka qenë e interesuar të fitojë një firmë tjetër e lidhur me Edi Ramën, “Gjoka Konstruksion”, i koncesionit kriminal të rrugës së Arbrit.

Megjithëse kishte ofertë 4 milionë euro më të ulët, “Gjoka” u skulifikua nga gara prej Sonila Qatos, por u rifut në garë, pasi Komisioni i Prokurimit Publik e vlerësoi të padrejtë përjashtimin e kompanisë në pazar me Ministren e Infrastrukturës. Bërja publike e konfliktit mes anëtarëve të bandës se kush do të merrte pjesën e korrupsionit, e detyroi Edi Ramën të anullojë tenderin, njësoj siç bëri me anullimin e parë të tenderit tek Unaza e Re, kur iu zbulua skema e vjedhjes me kompaninë fantazëm DH Albania. “

Zjarr Tv Ad