Legjenda e futbollit anglez do të rikthehet në “Old Trafford”

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Legjenda e futbollit anglez, David Beckham, do të rikthehet sërish në fushën e blertë. Ky është lajmi që ka ngazëllyer të gjithë sportdashësit në Britaninë e Madhe.

Ish-Kapiteni i Anglisë do të luajë në “Old Trafford” një ndeshje, përkrah yjeve të tjerë që kanë bërë historinë e Manchester United.

“Legjendat e Bashkuara” do të luajnë kundër atyre të Bayern Munichut në 26 Maj të këtij viti, ndërsa të gjitha të ardhurat do t’i kalojnë klubit të “djajve”.

“Jam shumë i emocionuar që do të kthehem në Old Trafford në maj,” tha Beckham në faqen e internetit të klubit britanik.

“Viti 1999 ishte një vit tepër i madh për ne. Të kthehemi së bashku si një skuadër, e cila të menaxhohet nga shefi i madh (Sir Alex Fergusson). I madh për ne dhe për tifozët”, shtoi më tej Beckham.

Ai gjithashtu ka postuar në video në Instagramin e tij, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

“Do të kthehem në Manchester më 26 maj për të luajtur në këtë ndeshje kundër Bayern Munich”, thotë në video 43-vjeçari.

Në mbrojtje, Phil dhe Gary Neville do të kombinohen me Denis Irwin dhe Jaap Stam së bashku me gardianin legjendar, Peter Schmeichel. Kjo ndeshje do të luhet plot 20 vjet pasi pasi Manchester United mposhti Bayern Munich në “Camp Nou”, me rezultatin 2-1, duke rrëmbyer trofeun prestigjoz të UEFA Champions League, ndërsa nën drejtimin e “djajve” do të jetë trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson. Fondet e siguruara nga kjo ndeshje do të përdoren për Akademinë e Futbollit të Manchester United. Sezoni ’98-99 është më i famshmi në historinë e klubit britanik, ku përveç Champions-it, fituan Premier League-n dhe FA Cup.

 

Zjarr Tv Ad