Leglizohet Teqeja e Turanit në Tepelenë, në proces edhe 18 objekte kulti të tjera

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, ka zgjedhur ditën e festës së Novruzit për të dorëzuar legalizimin e një prej objekteve më të rëndësishme të Kultit Bektashian në Jug, atë të Teqesë së Turanit pranë Tepelenës.

Leja e Legalizimit ju dorëzua dervish Mikel Onjesë që shërben në Teqenë e Turanit.

Lame theksoi se është çështje dinjiteti për veten dhe për vendin që të vendosim në binarët e ligjshmërisë objektet e kultit, paralelisht me gjithë objektet e tjera.

Objektet e kultit të ndërtuara pa leje nga bashkësi të ndryshme fetare, si ne pronë të tyre ashtu dhe në truall pronësi shtet apo të të tretëve, janë objekt i ligjit 9482 datë 03.04.2006, “Për legalizimin e ndërtimeve pa leje”.

Në afatin kohor 2006-2015, pranë drejtorive rajonale të ALUIZNI-t, janë deklaruar nga bashkësitë fetare një numër i konsiderueshëm objekte pa leje (kisha, katedrale, xhami, teqe, myftini, kambanore, tyrbe, misione, manastire, medrese, etj).

Gjatë periudhës 2006-2018 kanë përfunduar procedurat administrative në dhënien e lejeve për 454 objekte. Në periudhen 2006-2013, janë pajisur me leje 18 objekte kulti, ndërsa në periudhën kohore 2014-2018 janë pajisur me leje legalizimi 436 objekte kulti.

Nga të cilat:

58 objekte të legalizuara për Kishën Katolike;

69 objekte të legalizuara për Kishën Orthodokse;

230 objekte të legalizuara për Komunitetin Mysliman;

64 objekte të legalizuara për Komunitetin Teqe/Qyrbe;

33 objekte të legalizuara për Shoqata/misione, etj;

Aktualisht janë në proces legalizimi 18 objekte kulti.

Nga drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe, po shihen me përparësi trajtimi i kërkesave të bashkësive fetare për përshpejtimin e procedurave të legalizimit, gjithashtu ato kanë kërkuar edhe bashkëpunim me përfaqësues të komuniteteve fetare, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të këtyre procedurave.

ALUIZNI i ka kushtuar vëmendje të veçantë çdo objekti informal të deklaruar si objekt kulti dhe i paregjistruar në bashkësinë përkatëse fetare. ALUIZNI i ka kërkuar konfirmim për legalizim komunitetit fetar të cilit i përket objekti, përpara se t’i nënshtrohet procedurave të kritereve të kualifikimit për legalizim, me qëllim kontrollin dhe shmangien e çdo lloj veprimtarie ekstremiste të ushtruar në këto objekte.

 

 

Nga ana tjetër, është edhe problematika e objekteve pa leje të cilët janë ngritur në troje të bashkësive fetare, dhe janë pajisur me leje legalizimi. Në këto raste ALUIZNI ka vepruar me kujdes, duke marrë masa për kompensim të menjëhershëm të këtyre trojeve, me çmimin e vlerës së tregut.

Në mënyrë të detajuar, në favor të:

– Kishës katolike, është kryer kompensimi në vlerë të 2219 m2 sipërfaqe truall të zënë nga ndërtimi i objekteve pa leje

– Kishës Ortodokse, është kryer kompensimi i 695 m2 sipërfaqe truall të zënë nga ndërtimi i objekteve pa leje

– Komunitetit Mysliman Shqiptar, është kryer kompensimi i 4842 m2 sipërfaqe truall të zënë nga ndërtimi i objekteve pa leje

– Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, është kryer kompensimi i 6404 m2 sipërfaqe truall të zënë nga ndërtimi i objekteve pa leje.

Në kuadër të bashkëpunimit me Komitetin Shqiptar të Kulteve, Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t është e hapur për çdo lloj shkëmbimi informacioni dhe koordinimi, për ecurinë e procesit të legalizimit të objekteve te kultit.

Zjarr Tv Ad