Leksioni nga Kosova, Zguri: Kemi dështuar me mënyrën e menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë evidentuan edhe njëherë problematikat në vendin tonë sa i takon administrimit zgjedhor.

Në një kohë rekord brenda mesnate, Kosova nxori fituesin nga numërimi i votave.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, thotë se edhe Shqipëria më përpara i ka numëruar votat në qendrat e votimit, por Kuvendi e ndryshoi sistemin.

Në gjykimin e tij, mënyra e menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka dështuar dhe i takon komisionit të reformës zgjedhore të adresojë dhe korrigjojë një orë e më parë defektet.

Klement Zguri: Është i vërtetë konstatimi juaj që në Kosovë votat numërohen në qendrat e votimit. Nuk është diçka e panjohur për ne. Edhe më parë Shqipëria e ka aplikuar këtë sistem, ku votat numëroheshin në qendrat e votimit. Ndërkohë ligjvënësi ka gjykuar dhe arsyetuar se një sistem tjetër mund të ishte më i pranueshëm për kontekstin e vendit tonë. Por dua të them se duket qartësisht që menaxhimi dhe administrimi, mënyra sesi bëhet te ne duket se ka dështuar, qoftë edhe për këtë fakt. 

Ajo që mendoj dhe sugjeroj është që i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore që sa më shpejt të nisë punën për të bërë korrigjimet e duhura në mënyrë që të gjitha defektet që janë vënë re në proceset zgjedhore të mund të korrigjohen dhe të kemi një nivel administrimi më të pranueshëm për vendin tonë.

Zjarr Tv Ad