Letra e Dylgjerit për Ramën: Kam qënë Drejtor i Letrave të Qeverisë Nano…

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Ylli Dylgjeri përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për letrat që ai i ka dërguar kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Ai shkruan se disa herë, komunikimin me anë të letrave ta shtyn edhe sëmundja, gruaja, era e keqe e gojës, koha e keqe, bllokimi i Face Bookut, frika telefonisë nga përgjimet e shërbimeve, demonstratat e publikut, bllokimi i rrugëve, mungesa e dashamirësisë së njerzve për tu takuar me Ty etj.

“Porosia e vetme që mund Tu jap sot si ish Drejtor i Letrave të Qeverisë Nano është:

Ki kujdes të vendosësh pulla të mjaftueshme, sidomos nëse në zarf ke futur literaturë plotësuese. Nëse vlera e pullave është e pamjaftueshme, zarfi mund të të kthehet mbrapsht. Dyshoj se letrat i kanë shkuar Lulit”, shkruan Dylgjeri.

Ja positimi i plotë i Dylgjerit:

Letër

I nderuar zoti Rama,

LETRAT kanë përmirësuar jetën dhe sjelljen e mijra njerëzve sot në Shqipëri. Me anë të tyre njerzit raportojnë, spiunojnë, predikojnë, dashurojnë, dorëhiqen etj. Edhe në Kuran për njerzit që rrinë kot thuhet: Rri që rri, bëje një hajmali!

Të shkruash letra është edhe një mënyrë e efektshme për të dhënë dëshmi. Dëshmitarët e Jehovait janë shumë më të sukseshëm në përdorimin e Letrave sot se SPAKU nesër.

Nevojën e komunikimit me Letra ta imponojnë edhe rrethanat. Në disa zona, shumë njerëz jetojnë në shtëpi që kanë masa të rrepta sigurie. Njëri prej tyre jeni dhe Ju.

Në vende të tilla nuk mund të predikohet lirisht. Disa e kalojnë pjesën më të madhe të kohës jashtë shtëpisë, kështu që nuk i takojmë kur japim dëshmi nga shtëpia në shtëpi. Të tjerë jetojnë në zona të veçuara. Ju për shëmbull jetoni në mal, në periferi të zonave të banuara. Mundësia e komunikimit me Ty është e vështirë. Dikur, në vitet e diktaturës në fshatin ku jetoni Ju sot, komunikimi bëhej me duar në vesh, duke dalë në majën e shkëmbit, e më pas sokëllije me britma për të dhënë një informacion. Zëri jehonte nga maja në majë, e kështu arrije të çoje një lajm në malin kashi.
Edhe sot, pavarësisht letrave, shtëpia Juaj me beton e hekur, nuk merr e përçon lehtë tingullin apo informacionin. Aq më shumë që Ju s’futni edhe njeri brënda. Por gjithësesi letrat janë zgjidhja më e mirë e Juaja sot.

Disa herë, komunikimin me anë të letrave ta shtyn edhe sëmundja, gruaja, era e keqe e gojës, koha e keqe, bllokimi i Face Bookut,
frika telefonisë nga përgjimet e shërbimeve, demonstratat e publikut, bllokimi i rrugëve, mungesa e dashamirësisë së njerzve për tu takuar me Ty etj. Unë, në kohën si Drejtor letrash në Qeveri, përpunoja 7000 letra në vit. Ju më pas, kur morrët timonin, ngaqë s’kishit nerva e mbyllët fare Drejtorinë e Letrave dhe tani po e ringjallni prap me korespondencën me Lulin.

Ndaj them, se letrat e njëpasnjëshme që po dërgon sot si Kryeministër, duhen mirëkuptuar. Ato janë një dëshmi dokumentare me dorën e dhe kokën Tuaj.

Porosia e vetme që mund Tu jap sot si ish Drejtor i Letrave të Qeverisë Nano është:
Ki kujdes të vendosësh pulla të mjaftueshme, sidomos nëse në zarf ke futur literaturë plotësuese. Nëse vlera e pullave është e pamjaftueshme, zarfi mund të të kthehet mbrapsht. Dyshoj se letrat i kanë shkuar Lulit.
Gjithësesi, jetë të gjatë letrave!

Me respekt,
Ylli Dylgjeri

 

Zjarr Tv Ad