Akuzat e Ramës për grupin “KÇK”, Ibrahimi: Deklarata politike!

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi në Komisionin e Ligjeve ka folur  për akuzat e kryeministrit Edi Rama për grup prokurorë e gjyqtarë që ende nuk e kanë kaluar vettingun, të cilët kreu i qeverisë i ka quajtur KÇK , (Kap Ç’të Kapësh).

Sipas Ibrahimit kjo është një deklaratë politike e kryeministrit Rama.

Ibrahimi: Ky është një konstatim që vjen nga kryeministri në sallën e Kuvendit, si i tillë si një konstatim i përgjithshëm politik nuk mund të verë në lëvizje një procedurë të mirëfilltë disiplinore nga ana e këshillit. Në rastet tipike të ankesave ne i marrim ato i bëjmë një shqyrtim shumë të përciptë, sepse nuk mund të biem në pozitat e paragjykimit. Këto ankesa ne do ti shqyrtojmë si gjykatë. Ato vijnë gabimisht tek ne, por ne nuk i neglizhojmë. I bëjmë një shqyrtim të përciptë për të kuptuar se ku duhet të shkojnë dhe kush është përgjegjës për ti hetuar ato, pa u futur në thelb sepse  pastaj do të paragjykonim rolin tonë si gjykatë. Sepse nesër ky do jetë roli ynë. Pasi ti hetojë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pasi atij ose asaj ti dalë që “po” këtu është vendi për të nisur një procedim disiplinor, atëherë futem në lojë ne si gjykatë për të vendosur masën disiplinore nëse është vendi. Në raste të tilla ne veprojmë në mënyrë të përgjithshme siç veproi kryeministri në mënyrë të përgjithshme.

Zjarr Tv Ad