Lëvizje të mëdha në tregun e medias, ja ku do ti shohim Sonila Mecon, Eni Vasilin, Rudina Xhungën e Ilva Taren

0
331
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtatori ka sjellë ndryshime e lëvizje të mëdha në tregun e medias shqiptare.

Eni Vasili me emisionine saj studio e hapur, largohet nga News 24. Ajo tani e në vazhdim do të shfaqet në ekranin e Top Channel ku do të drejtojë emisionin politik pasardhës të Top Story.

Ndërkaq Ylli Rakipi që e mbylli sezonin e fundit tek Top Channel, rikthehet në News24 me emisionin e tij “Të pa ekspozuarit”.

Lëvizjet rikthëjnë në ekran edhe Rudina Xhungën, e cila prej disa muajsh nuk shfaqej në televizion pas largimit nga Vizion Plus.

Gazetarja Xhunga mësohet se ka arritur një kontratë me News 24 dhe mbetet të shikohet formati në të cilin do të shfaqet.

Ky shtator ka sjellë ndryshime edhe në Ora News, ku largohet drejtoresha e Informacionit Ilva Tare.

Kjo e fundit mësohet se muajin e fundit ka vendosur të transferohet tek INTV.

Ndërkohë drejtimin e Departamentit të Informacionit tek Ora News duket se do ta marrë gazetarja Sonila Meco e cila nuk shfaqej në ekran që pas mbylljes së Agon Channel.

Shtatori ka sjellë ndryshime të mëdha edhe në lëvizjet e gazetarëve për shkak të hyrjes në treg të A2 Nevvs dhe disa TV-ve të reja që pritet të hapen në muajt në vazhdim./lajmifundit.al

Zjarr Tv Ad