Ligji për të huajt/ Ralf Gjoni: Me këtë nismë, qeveria e Rilindjes u thotë shqiptarëve ‘ikni’ se ju zëvendësojmë me të huaj të dorës së tretë

0
234
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i opozites Ralf Gjoni sulmoi sot propozimet e mazhorances per te ndryshuar ligjin per te huajt i cili lehteson procedurat e marrjes se vizave te punes per shtetasit e huaj ne territorin shqiptar duke akuzuar qeverine Rama si te angazhuar per shpopullimin e Shqiperise.

Gjoni tha se me kete ligj qeveria e rilindjes u thote shqiptareve ‘ikni’ se ju zevendesojme lehtesisht me te huaj. “Ministri i brendshem thote qe duhet te jemi te hapur se qenkemi te mbyllur ndaj te huajve. Paska mberritur dita e suficitit te vendeve te punes dhe nuk paska me punetore vendas ndaj na duhet te hapim dyert per punetore nga vende te botes se trete. Perse ky nxitim per te lehtesuar rregjimin e vizave te punes? Apo mbaroi papunesia e shqiptareve ndaj te fillojme punesimin e te huajve?” tha deputeti Ralf Gjoni. Gjoni vuri gishtin edhe tek argumentimi i projektligjit sipas te cilit bdryshimet propozohen prr te permbushur nevojat e specialisteve pas situates se renduar te termetit.  “Pse genjeni kaq hapur? Ky projektligj ska lidhje fare ne termetin. Ju kete ligj e keni vendosur per konsultim publik online per 20 dite ne dt. 19 shtator 2019. Pra dy muaj perpara termetit te nentorit. Dhe per me teper, nuk eshte konsultuar me asnje prej grupeve te interesit apo me shoqerine civile. Pastaj oerse nuk ka nje studim te nevojave te tregut te punes?” Eshte e qarte tha Gjoni se kjo qeveri po angazhihet per shpopullimin e Shqiperise nga shqiptaret.

“Ky eshte nje vend mikprites per te huajt e botes se trete dhe vend i ashper dhe i eger me qytetaret e tij. Ku jane politikat ekonomike? Ku eshte arsimi profesional per te rinjte tane? Ku jane incentivat fiskale per bizneset e vogla e te mesme te cilat po mbyllen e po zevendesohen nga bizneset e medha te oligarkeve? Juve trembni biznesin e vogel dhe favorizoni oligarkun. Juve trembni shqiptarin dhe hapni dyert per punetoret e vendeve te botes se trete. Ky eshte nje turp qe shqiptaret nuk duhet ta pranojne.” tha Ralf Gjoni.

Zjarr Tv Ad