Lleshi i bërtet inxhinjerit: Boll, pse përhap panik?

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përplasje mes banorëve dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshi në Lezhë. Shkak për këtë është bërë një pallat 12-katësh në lagjen “Besëlidhja”. Ministri u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por këta të fundit, të irrituar kërkojnë inspektim të hollësishëm pasi kanë frikë.

Vetë bashkia e Lezhës u ka kërkuar banorëve të dalin jashtë deri në një verifikim të objektit, por sipas ministrit Lleshi, 12-katëshi është i sigurtë. Edhe vetë drejtori i urbanistikës në bashki, Nik Leka e ka kundërshtuar ministrin, ndërsa banorët e kanë braktisur pallatin.

Zjarr Tv Ad