LSI kërkon ndërhyrjen e SPAK, Luan Rama: Të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ndërhyrjen e SPAK për të ndaluar grushtin e shtetit. Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se SPAK duhet të ndaloj, ata që ai i quan keqbërës në KED dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Luan Rama: Organet e zbatimit të ligjit, SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë sipas kodit të procedurës penale për të ndaluar veprimin e keqbërësve kudo që gjenden në KED apo Ministrinë e Drejtësisë, në kuvend apo në qeveri në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit të parandalojnë thellimin e mëtejshëm dhe të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues në përpjekje për të dhunuar kushtetutën dhe rrëzuar republikën.

Zjarr Tv Ad